Drejtoresha e SHISH takohet me Drejtoreshën e Inteligjencës amerikane, Avril Haines: Diskutuam sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë

01/03/2024 14:13

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington, në fund të muajit janar.

Në takimin me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines, u theksua partneriteti i jashtëzakonshëm mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua lidhur me sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë, thuhet në një deklaratë për shtyp, për këtë takim

Gjatë vizitës, Hyseni ka realizuar disa takime edhe me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së SHBA.

Top Channel