Divorcet në Shqipëri, avokatja tregon si ndahet pasuria tek çiftet në vitin 2023! Çfarë nuk dinë shqiptarët?

01/03/2024 08:16

Avokatja Nexhi Beqiri e ftuar në “Ëake Up” ka treguar se si ndahet pasuria mes një çifit nëse vendosin të ndahet.

Sipas saj në 2023 ekzostojnë tre lloj regjimesh të ndarjes së pasurisë, kur ka një zgjidhje martese.

Nexhi Beqiri: Në traditën e Shqipërisë që nga kodi civil i vitit 1929 dhe deri në 2003 ka ekzistuar sistemi i bashkësisë ligjore, që do të thotë gjithçka që vihet gjatë kohës së martesës, kur ndahet martesa do ndahet 50% me 50%, pasuria që ata kanë. Tani në vitin 2023 duke patur parasysh se Shqipëria ka ndryshuar, nuk jemi në kushtet e atij sistemit tjetër, tani kemi tre lloj regjimesh të ndarjes së pasurisë kur kemi zgjidhje martese. Kemi sistemin e bashkësisë ligjore që e kanë shumica, rreth 90% e më shumë, njerëzit nuk e dinë që ka sistem tjetër, sistemi i pasurive të ndara, që do të thotë para se ti të bësh martesën, bëhet një kontratë, që regjistrohen të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, që ka secili nga partnerët dhe vendoset se si do funksionojë pas martese, secili vendos të ketë pasuritë e veta dhe në rast se ka ndarje martese çfarë është shkruar në kontratë nuk ke të drejtë ta prekësh.

Top Channel