E përditshmja e njohur britanike bënte sot një reportazh të gazetarit David Patrikarakos që teksa raportonte për luftën nga disa fronte të Ukrainës, dëshmonte gjithashtu për mënyrat brutale të rekrutimit me grupe ushtarësh të maskuar në qytetet e vendit.
Mes të tjerash, ai shkruan:”
Jo shumë kohë më parë, unë me disa shokë ishin në një stacion hekurudhor në Kiev kur u rrethuan nga një bandë ushtarësh të maskuar që kontrollonin dokumentet e të gjithë meshkujve në moshë për ushtri, dhe duke marrë me forcë të gjithë ata që nuk kishin përjashtimet e nevojshme, si dokumente për arsye shëndetësore, përjashtime për disa tipe studimi ose ata që kishin humbur një anëtar të familjes në luftë.
Ukraina thotë se 50 000 ushtarë kanë humbur jetën në frontin e luftës me Rusinë por të tjera burime thonë se numri është shumë më i lartë.
Gazetari thotë se situata i kujtonte Britaninë e shekujve 17 e 18 kur burrat kapeshin nga bandat e detarëve për t’u lëshuar në anijet e luftërave perandorake të Anglisë.
Asokohe qeveria i kishte dhënë lejen zyrtarëve të merrnin me forcë njerëz për eksperiencat detare, të cilët i kapnin pranë porteve ose kur ishin të dehur në bare.
Në to nuk përjashtoheshin as të huajt.
Madje kur SHBA nisi luftën me Britaninë në 1812, përmendte si justifikim bandat britanike të rekrutimit detar që kishin marrë peng 15,000 amerikanë.
Nderkohe tregu në Odesa është i çuditshëm këto ditë, pa asnjë burrë në moshë ushtrie, teksa këta të fundit qëndrojnë në shtëpi prej videove të dhunshme që shpërndahen në rrjet, ku bandat e rekrutimit kapin njerëz në rrugë e i përplasin në furgonët e ushtrisë.
Ukraina është në një krizë të rëndë rekrutimi për frontin e luftës në lindje.
Patrikarakos shkruan se sa herë shkon në vend, lista e miqve ose të njohurve që kanë vdekur shtohet.
Një situatë e ngjashme është dhe në Rusi ku sipas raportimeve ku sipas raportimeve janë rekrutuar të pastrehë ose dhe të burgosur.
Që prej kundër-ofensivës së dështuar të 2023 lufta ka marrë kthesë tjetër për Ukrainën që ka pësuar humbje dhe rënie të moralit, teksa Patrikarakos shton se shumë ushtarë që ka takuar mendojnë se duhet hequr dorë.
Sipas tij, ata që kishin shkuar vullnetarisht të luftonin në shkurt 2022, tani refuzojnë të vdesin në ‘luftën e Zelensky-t’.
Deri tani Kievi kishte kursyer herët e më të rinjve në fushebetejë, por një ligj i ri uli moshën minimale të rekrutimit nga 27 në 25 vjeç.
Tashmë shumë qytete kanë kanale në rrjetin Telegram ku njoftojnë njëri-tjetrin për lëvizjet e grupeve të rekrutimit, siç i quajnë ata në kod “ullinjtë”, prej ngjyrës së uniformave të tyre.
Vitin që shkoi inteligjenca ukrainase bllokoi 26 kanale të tilla por të tjera kanë dalë në vend të tyre.
Nganjëherë rezistenca është e hapur siç ishte rasti i grave të fshatit Kosmach që bllokuan rrugën pas zhurmave se ullinjtë po vinin në fshatin e tyre për të marrë burrat e mbetur.
Në vend ndalohet largimi nga vendi i meshkujve nga 18 deri në 60 vjeç, ndërsa ukrainasit e pasur mund të paguajnë për të marrë dokumente përjashtmi për t’iu shmangur luftës./DailyMail/
Top Channel