Ka humbur jetën edhe djali i Roland Hoxhës, pas shpërthimit të fortë në një magazinë në Lushnjë. 

I riu Lidio Hoxha nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda, pasi u fut në intubim për shkak të djegieve të rënda në fytyrë dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Në momentin e shpërthimit ka qenë në vinç me të atin. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku në një kapanon në ndërtim gjatë punës, viktima duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Afër magazinës vinçi ka qenë duke ngritur bombulat e oksigjenit që po përdoreshin për saldim.

Top Channel