Plagosje me armë zjarri në qytetin e Pogradecit, ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.

Policia sapo mbërriti në vendngjarje për sqarimin e rrethanave. Të përfshirët në konflikt janë larguar nga vendngjarja. Alted Olldashi i plagosuri, ne spitalin e Pogradecit.

“Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftimi i policisë.

Top Channel