Rajoni separatist i Moldavisë i bën apel Rusisë ‘për mbrojtje’ (fotot)

29/02/2024 17:23

Transnistria, një rajon kyç në kufi me Ukrainën ka kërkuar ndihmën e Moskës ndaj qeverisë së Moldavisë.

SHBA tha se po ndjek nga afër situatën teksa rajoni shkëputur pro-rus ka bërë apel për “mbrojtje”.

Transnistria kufizohet në lindje me Ukrainën dhe ka ruajtur autonominë nga Moldavia prej tre dekadash, me ndihmën e Rusisë, e cila ka të stacionuar në vend rreth 1000 trupa pas një konflikti të shkurtër në 1992.

Që prej sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, Moldavia pro-evropiane ka thënë se Kremlini mund “të përdorë Transnistrinë për të hapur një front të ri konflikti” në jugperëndim, në drejtim të Odesës në Ukrainë.

Kërkesa ndaj Rusisë për ndihmë erdhi pas një takimi të zyrtarëve të Transnistrisë, rajon që nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Zhvillimi vjen gjithashtu një ditë para fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin në parlament  dhe teksa Ukraina pëson humbje në fushëbetejat në lindje.

Sugjerimet në Perëndim thonë se Putin tashmë mund të përdorë kërkesën e Transnistrisë në fjalimin e tij për të shprehur mbështetje ndaj rajonit.

Qeveria e Moldavisë e ka quajtur lëvizjen si “propagandë për të dalë në titujt e gazetave”.

Rajoni kishte mbajtur një kongres përfaqësuesish pasi Moldavia tha se do të kërkonte që kompanitë nga Transnistria të paguajnë taksa në buxhet.

Por presidentja e Moldavisë tha së fundmi se kërkon “një zgjidhje paqësore” për çeshtjen e  Transnistrisë. “Ne po përpiqemi të bëjmë hapa për riintegrimin ekonomik të rajonit”, tha ajo.

FOTO GALERI
2/3
Sugjerimet në Perëndim thonë se Putin tashmë mund të përdorë kërkesën e Transnistrisë në fjalimin e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA