Joan Laporta është optimist për të ardhmen e Barcelonës. Champions League është objektivi i madh i klubit katalanas, që suksesin e fundit në turneun e më të fortëve e ka regjistruar në vitin 2015.
“Ne gjithmonë kemi zgjedhur talentin që në moshë shumë të re. Përkushtimi për formimin e klubit tonë është unik në botë. Kanë dalë gjenerata që kanë sjellë rezultate të jashtëzakonshme.
Dhe një gjë e tillë përsëritet brez pas brezi. Kjo është një nga pikat e forta të Barcelonës, është mënyra ynë e të qenurit. Angazhimi ynë fillon me të rinjtë në një La Masia të klasit botëror.
Që klubi të jetë i qëndrueshëm, si nga pikëpamja sportive dhe ekonomike, është shumë i rëndësishëm përkushtimi ndaj futbollistëve tanë vendas.
Ne kemi qenë gjithmonë të suksesshëm kur ekipi përbëhej kryesisht nga djem të rritur nga ne, me aftësi dhe cilësi të nivelit të lartë”.
Brenda pesë viteve të ardhshme unë shoh një Barcelonë të shkëlqyer dhe me shumë trofe”, theksoi kreu i klubit katalanas./ Super Sport
Top Channel