Beleri, Rithemelimi si Greqia/ Deputetët Flamur Noka e Luçiano Boçi në Janinë, qëndrim i njëjtë me parlamentarin grek

29/02/2024 22:10

Deputetët Luçiano Boçi dhe Flamur Noka në një mendje me deputetët grekë.

Avokatët e Fredi Belerit zhvilluan sot një konferencë për shtyp në lidhje me situatën dhe vendimin që do të merret më 5 mars. Ata këmbëngulën se po i shkelen të drejtat.

Aktorëve të zakonshëm grekë, avokatëve të Belerit dhe të përhershmit Vangjel Dule, dje i ishte bashkuar dhe sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka.

Por ky bashkim i Nokës me enturazhin grek të Belerit vjen dy ditë pas një  takimi që ai  dhe Luçiano Boçi kanë zhvilluar në Janinë me deputetin e Demokracisë së Re, Takis Theodorikakos.

Ky takim është trajtuar nga deputetët e rithemelimit si “një bisedë miqësore”, por të vërtetën e ka zbuluar parlamentari grek, që ka sqaruar edhe motivin e këtij takimi. Theodorikakos ka konfirmuar se të dy përfaqësuesit e Berishës ndajnë të njëjtin qëndrim me Greqinë.

“Në Janinën mikpritëse jam takuar sot me miqtë e mi Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike dhe Flamur Noka, ish-ministër i brendshëm. Diskutuam dhe shkëmbyem mendime shumë interesante dhe sigurisht për nevojën për t’i dhënë fund paraburgimit të bashkatdhetarit tonë, Fredi Beleri”,

Që nga maji i vitit të kaluar çështja “Beleri” ka qenë një temë përplasjesh mes Shqipërisë dhe Athinës zyrtare, madje Greqia ka vënë veton për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Linjës greke i është bashkuar edhe rithemelimi, por nuk ka mbajtur asnjë qëndrim  sa i përket bllokadës për integrimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA