Georgo Asllani, 59-vjeçari shqiptar, është dënuar me 13 vjet burgim pas një incidenti të rëndë me armë zjarri që ndodhi në Ëaltham Cross, Hertfordshire, në qershor 2022.

Asllani u dënua për shkaktim të lëndimit të rëndë me dashje dhe posedim të një arme zjarri, pasi sulmoi nipin e ish-gruas së tij, si pasojë e mosmarrëveshjeve të gjata familjare dhe për çështje pronësore, që kanë nisur që në Shqipëri.

Këto mosmarrëveshje u nxitën më tej nga ndarja e ashpër e Asllanit nga ish-gruaja e tij, që u përshkallëzua në dhunë në MB. Sulmi ndodhi ndërsa viktima dhe vëllai i tij po punonin në një shtëpi në Trinity Lane. Asllani ka qëlluar me dy të shtëna, duke i shkaktuar viktimës lëndime, ku një plumb i ka kaluar në dorën e majtë dhe një tjetër i ngulitur në të. Pas përleshjes, një koleg i viktimave arriti të ndalonte Asllanin, deri në mbërritjen e policisë.

Në gjykatë, Asllani pretendoi se ishte nën kërcënimin e mafias dhe vepronte me urdhër të një individi të njohur si Komandanti. Pavarësisht pohimeve të tij, gjykata e shpalli fajtor. Dënimi nxori në dritë ndikimin traumatik të sulmit ndaj viktimës, e cila që atëherë ka pësuar paaftësi për të punuar dhe nevojën për operacione të shumta për t’u rikuperuar nga lëndimet e shkaktuara.

Top Channel