32 vjeçari Genti Dulaj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në qytetin e Koplikut.

Ngjarja ndodhi në rrugë, në afërsi të një lokali në qendër të qytetit. Autori M.Hasa dhe 32 vjeçari kanë debatuar me njëri – tjetrin dhe në një moment Hasa ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë.

I plagosuri është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është vënë pas autorit.

“Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik. 32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel