Gruaja ngre pllakën e betonit dhe zbulon bunkerin nëntokësor pranë kopshtit në Angli (fotot)

28/02/2024 16:10

Një nënë e re u shokua kur zbuloi një kalim nëntokësor 50-metra të gjatë poshtë kopshtit të shtëpisë së saj në Kent në lindje të Londrës – që tashmë besohet se është një bunker i sofistikuar anti-ajror.

34 vjeçarja Rebecca Hobson thotë se zbuloi rastësisht bunkerin pasi ngriti një pllakë të vjetër betoni që fshihte hyrjen e tij.

Pamje të çuditshme nga brenda bunkerit tregojnë shkallët që të çojnë në bunker dhe më pas në kalimet e braktisura.

Rebecca ishte vendosur në shtëpinë me tre dhoma gjumi 15 vjet më parë, por nuk kishte eksploruar hyrjen edhe pse e kishte zbuluar prej vitit 2020, shkruan rrjeti vendas metro.co.uk

Më herët ajo shpërndante foto e video të strehimit në rrjetin TikTok, ku shumë përdorues janë habitur nga relika e Luftës II Botërore.

Pamjet tregojnë se kalimi vazhdon derisa ndalon ku ka qenë më parë një tjetër hyrje.

Rebecca, tha: “Kur u vendosëm në shtëpi nuk e kishim idenë se kishim një strehim të Luftës II Botërore në kopësht, por pas disa vjetësh fqinjët na thanë se ka diçka nga koha e Luftës në kopshtin prapa. Shtëpitë e zonës janë ndërtuar në vitet 1970 prandaj u habitëm nga masa e madhe e strehimit të nëndheshëm”.

Ajo shtonte se dy fëmijët e çiftit ishin shumë të kënaqur të hynin në strehimin e kohës së luftës dhe tashmë dhe shkollat lokale kanë kërkuar ta vizitojnë.

FOTO GALERI
2/5
Pamje të çuditshme nga brenda bunkerit tregojnë shkallët që të çojnë në bunker dhe më pas në kalimet e braktisura.

Top Channel