Vrasja e Pëllumb Metës/ Mamaja e Blerinës: Nuk e kanë vrarë fëmijët! 27 vite martesë me shamatë dhe shqetësime

27/02/2024 12:53

Në një interviste për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, nëna e Blerina Metës, Sanija ka deklaruar se nuk e beson që nipërit e saj të kenë vrarë babanë dhe se ai ka qenë një njeri i dhunshëm.

Sipas saj në 27 vite martesë ka pasur shumë sherre dhe dhunë në familjen Meta.

Sanija: Kur ka ardhur goca këtu, ka ardhur tek porta, e hapi derën burri se më i shpejtë. I thashë a keni ardhur për darkë, tha jo, jo kam ardhur vetëm. Mendova që është zënë me Pëllumbin. Më tha më dhemb i gjithë trupi e thashë e ka rrahur. U ngritëm në mëngjes, bëra pak bukë, më tha veç lere aty se dua gjumë. Gjumë nuk kishte por ishte e këputur. E pyeta po Pëllumbi, kalamajtë si janë? Më tha “mirë, mirë kalamajtë”, ndërsa Pëllumbi si Pëllumbi mo. Pastaj më thanë që Pëllumbi ka vdekur, kështu, kështu puna. Unë nuk e besoj që ka vdekur Pëllumbi. Nuk e besoj ta kenë vrarë kalamajtë, veç nëse ka bërë ndonjë ngjarje të shëmtuar a pale sesi sepse kanë e gocën tjetër atje. Nuk besoj se e kanë mbytur kalamajtë. Janë fëmijë të marrë vesh dhe të zgjuar. Kushedi pale Zoti, gjërat bëhen dhe pa dashje. Pëllumbi është sjellë ashtu siç thotë goca.  27 vite martesë kanë qenë mjaft shqetësuese për Blerinën, shumë e lodhur, me shamatë,

Top Channel