Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe intervale të herë pas hershme kthjellimesh.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  10-15m/sek shoqëruar  dallgëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  4 deri 17°C

në zonat e ulëta 5 deri 22°C

në zonat bregdetare 7 deri 22°C

Top Channel