Trupi i një 65-vjeçari, që u raportua se rrëshqiti në lumin Buna teksa peshkonte 10 ditë më parë, u gjet i pajetë.

Shtetasi me iniciale H.S., nga Mitrovica u mbyt në lumë në datën 17 shkurt. Ai po peshkonte, por aksidentalisht ra në lumë.

Kërkimet për të vijuan për ditë të tëra, derisa sot, trupi i pajetë u gjet në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë të Ulqinit.

Top Channel