“Duhet më shumë sesa premtime”, eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve Një 16-vjeçar nga Tirana i cili mbante armë të ftohta gjatë mësimit në shkollë dhe nxitej nga i ati të përdorte armë zjarri, është vënë nën hetim.
Ndërsa babai i tij 52-vjeçar O.Sh është në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën një arsenal armësh.
Ata sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysmë automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel