Pakti “armë për ushqime”/ Koreja e Veriut, 6.700 kontejnerë me municion në Rusi

27/02/2024 11:49

Gati 6700 kontejnerë me miliona municione ka nisur Koreja e Veriut në Rusi sipas mediave koreano-jugore, që citojnë për këtë informacion Ministrinë e Mbrojtjes në Seul.

Njoftimi shihet si sinjal se dërgesat e armëve nga vendi komunist drejt Moskës vazhdon. Sipas ministrit koreano-jugor, Shin Won-sik, kontejnerët mund të kenë pasur mbi 3 milionë predha artilerie prej 152 milimetrash, apo 500.000 predha prej 122 milimetrash. “Ka gjasa të jetë një përzierje e këtyre dy llojeve dhe mund të themi se të paktën 7 milionë predha janë dërguar”, tha Shin sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

“Qindra fabrika të municioneve në Korenë e Veriut po operojnë me 30 për qind të kapacitetit të tyre për shkak të mungesës së lëndës së parë dhe energjisë elektrike, ndërsa nga ana tjetër fabrikat që prodhojnë municione të artilerisë për Rusinë janë duke funksionuar “me kapacitet të plotë”, shtoi ai.

Një dokument i publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit javën që shkoi tregonte se Peniani ka dërguar mbi 10.000 kontejnerë me municione apo materiale të tjera në Rusi që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Dhe në këmbim, Koreja e Veriut ka marrë prej Moskës gati 9.000 kontejnerë kryesisht me furnizime ushqimore, të cilat kanë ndihmuar në stabilizimin e çmimeve në Veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA