Vajza nën hetim për vrasjen e bashkëshortit! Nëna e Blerina Metës vrau 14 vite më parë vjehrrën e plagosi burrin

26/02/2024 13:18

Nëna e Blerina Metës, e vënë nën hetim pasi fshehu vrasjen e bashkëshortit nga tre fëmijët, Sanije Tuga, ka ekzekutuar disa vite më parë vjehrrën.

Në maj të vitit 2010, policia e Kurbinit e arrestoi Tugën për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit, babanë e Blerinës.

Sikurse u raportua në media 14 vite më parë Sanija u konfliktua me vjehrrën, Behare Tugën. Pas sherrit, Behares i doli në mbrojtje i biri (bashkëshorti i Sanijes). E tensionuar nga situata e krijuar, 52-vjeçarja mori çiften dhe qëlloi në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.

Top Channel