Anëtari i Forcave Ajrore të SHBA-së që i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Uashington, ndërroi jetë.
Pamjet e tmerrshme qarkulluan në rrje. Pjesëtari i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara i vuri zjarrin vetes përpara ambasadës së Izraelit.
I veshur me rroba ushtarake, 25-vjeçari shihet teksa spërkat veten me benzinë e pastaj i vë zjarrin, ndërsa thotë: “Unë nuk do të jem më bashkëpunëtor në genocid, rroftë Palestina e lirë”!
Një zëdhënëse e Forcave Ajrore të SHBA u citua më vonë nga mediat amerikane të ketë thënë se i riu, identiteti i të cilit nuk është publik nga autoritetet, ishte pjesëtar aktiv i tyre. Në disa media ndërkohë, ai është identifikuar si Aaron Bushnell.
Departamenti i policisë së Uashingtonit ka nisur një hetim, së bashku me Shërbimin Sekret.
Top Channel