“Do ju vras të gjithëve me tritol”, dëshmia e Hygerta Metës për vrasjen e të atit: Na kërcënoi, e mora armën! Më pyeti ku po…

26/02/2024 12:41

Hygerta Meta ka treguar para gjykatës bisedën që ka bërë me të atin para se ta vriste.

“Na tha do t’ju vras të gjithëve dhe me tritol. Mamaja nuk mund të ndahej se i ikte gjysma e pasurisë. Herë tjetër na thoshte mamaja se ai do na vriste, ndërsa të enjten, tre ditë para vrasjes e dëgjova vetë që tha do t’ju vras. Babi erdhi nga puna. Ishte shtri me kurriz dhe mora armën. Ia tregova dhe ai nuk u befasua. Më tha ku shkon me armë. I thashë çohu në këmbë dhe ai më tha Ik andej. Isha 2 metra afër dhe e qëllova. Arma ishte te sirtari në dhomën e gjumit e vëllait. E dija që arma ishte aty se unë pastroja. Nuk kisha shans ta pyesja babin”, deklaron Hygerta në gjykatë.

E pyetur nëse është penduar për këtë krim, Hygerta shprehet: Po, por është një gjë që s’ka kthim mbrapa.

Top Channel