“Të fortë përballë sfidave”, përkujtohen tre klerikët që frymëzuan bektashinjtë

25/02/2024 17:17

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka përkujtuar tre figura të shquara të bektashizmit, Dede Ahmet Myftarit, Ali Riza Dede dhe Baba Sherif Canometaj, duke vlerësuar veprat e tyre atdhetare.

Kryegjyshi botëror i bektashian, Dede Edmond Brahimaj në fjalën e tij, u ndal tek mençuria dhe dituria e tre klerikëve.

“Bashkarisht kujtojmë tre figura të shquara të Bektashizmit, udhëheqës shpirtërorë të nderuar ndër breza, klerikë famë lartë mistik, që e donin islamin e thelbin e bektashizmit, që mençuria, dituria e largpamësia e tyre na bën këta që jemi sot, të fortë përballë ndryshimeve globale, pa u lëkundur”, tha Baba Mondi.

Në ceremoninë që u mbajtur në selinë e shenjtë të kryegjyshatës botërore bektashiane, Dede Edmond Brahimaj, u vlerësua me dekoratën “Nder i qarkut të Elbasanit”.

Top Channel