Greqi/ Po kthehej nga ndeshja e futbollit, 26-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident (Fotot)

25/02/2024 21:22

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pas një aksidenti të rëndë në aksin Seksklou-Volos në Greqi.

Serxho Sula, po kthehej në shtëpi nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias, sipas medias greke.

Motoçikleta me të cilën po udhëtonte ka rrëshqitur dhe dalë nga rruga dhe më pas është përplasur në parmakë.

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte passion motorët.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel