Nelly Furtado heq dorë nga muzika për shkak të sulmeve mizore ndaj trupit të saj
Frida Sofía Guzmán Muñoz është parë së fundmi me pushime në Paris ku ka deklaruar se “ka rënë në dashuri” edhe pse gjyshi saj, gangsteri famëkeq i karteleve El Chapo, kalbet prapa hekurave të burgut.
18 vjeçarja Frida ka qenë duke shëtitur në kryeqytetet e Evropës dhe më së fundmi është fotografuar pranë kullës Eiffel në Paris. Aty raportohet se ka deklaruar se “Jam e dashuruar me Parisin,” sipas komenteve në rrjetet sociale. Udhëtimi i saj në Francë vjen disa ditë pasi ishte parë duke u zbavitur në Londër, siç raportonin mediat atje.
Ndërsa më herët e reja kishte qenë në Skoci, ku mediat thonin me ironi se ishte në gjueti të përbindëshit mitologjik vendas ‘Loch Ness Monster’.
Frida në fakt ka një karrierë ndryshe nga shumica e fisit Guzmán pasi ka fituar një konkurs kënge që prej moshës 16 vjeçare. Por tashmë ajo ka nisur udhëtimet nëpër botë, duke prezantuar jetën e saj ekstravagante në rrjetet sociale.
Kjo nuk është vizita e saj e parë në Francë teksa më herët ishte fotografuar në parkun Disneyland Paris, ashtu si dhe në Londër ku postonte foto nga pallati mbretëror Buckingham Palace.
Frida është mbesa e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, ish-kreu i kartelit famëkeq Sinaloa i burgosur përjetë në Kolorado, SHBA.
Ndërsa babai saj është Edgar Guzmán López, një prej djemve të vrarë të El Chapo, gjatë një përplasjeje me armë në Culiacan, Sinaloa. Mamaja e saj është tashmë e martuar me ish-boksierin e njohur meksikan Julio César Chávez Jr.
Top Channel