“Do e çoj në gjykatë”/ Ish-banorja e BBV shpërthen pas daljes nga shtëpia dhe paralajmëron padi penale
Ilnisa është një nga banoret më të përfolura në këtë Big Brother, ku shpesh herë përfshihet në debate të shumta me konkurrentët e tjerë.
Së fundmi ajo është dënuar nga Vëllai i Madh pasi i ka përsëritur disa herë fikjen e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet. Përmes një zarfi të zi, asaj iu komunikua se do dënohet dhe se do jetë e “padukshme” nga banorët e tjerë deri në një njoftim tjetër nga produksioni.
Kaq ka mjaftuar për Sarën, ku me mundësinë e parë filloi ta ngacmonte. Ilnisa iu ul pranë, ndërkohë që Sara hante, por në pamundësi për të folur, thjesht rinte dhe e dëgjonte. Sara po e nxiste të fliste dhe të thyente rregullin e Vëllait të Madh, por Ilnisa i rezistoi provokimeve të saj.
Sara: Nga kjo vjen kjo era? S’e marr vesh. E ndjen këtë erën e keqe? Si era çorape, si era këmbë. Ua sa erë e keqe.
Bardhi: Ju vjen njerëzve që hedhin gurin dhe fshehin dorën.
Sara: Mbylleni pak derën e banjos se vjen erë këtu.
View this post on Instagram
Top Channel