Dani Alves u dënua me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçare, ish-gruaja poston pa dashje letrën ku ai i kërkon falje nga qelia

24/02/2024 11:42

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është dënuar me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në ambientet e një klubi nate në Spanjë.

Vendimi u dha mëngjesin e së enjtes në gjykatën ku Alves u dërgua me fugon policie.  Avokatët e ish-lojtarit kanë deklaruar se vendimi do të apelohet. Vetë Dani Alves vijoi t’i mbetet deklaratës fillestare të tij duke pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me 23-vjeçaren por duke shtuar se kishte qenë me një pëlqim të dyanshëm.

Së fundmi ish-grua e futbollistit Joana Sanz ka postuar pa dashje në rrjetet sociale një letër që Alves i ka dërguar asaj nga qelia. Përpara se të dënohej me katër vjet e gjysmë burg të enjten, Alves i kërkoi falje ish-partneres dhe e falënderoi për mënyrën se si e përballoi këtë skandal. Në letër gjithashtu ish-futbollisti shkruan se e do shumë dhe do jetë gjithmonë pranë saj.

“Ajo që kam ëndërruar dhe çfarë vazhdoj të ëndërroj. Dua të marr të gjithë rrugët me ty. Nuk kam pasur gruan e gabuar, po, ishe ti. Nuk ka një ditë e vetme, asnjë moment, asnjë plan në të cilin nuk bën pjesë ti. Lutem çdo ditë që të vijë dita që të shoh të zgjohesh pranë meje në mëngjes. Sidoqoftë, me ty gjithmonë pranë. Ndiej ndjenja të çuditshme. Të dua.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA