Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet ku u vendos trupi i pajetë i Pëllumb Metës pas ekzekutimit nga fëmijët.

Më herët, gjatë sqarimit të rrethanave të ngjarjes, Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka theksuar se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.

Megjithëse ekzekutori ishte i vëllai, vajza fillimisht ka marrë përsipër krimin për faktin se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare dhe nxitja e babait që ajo të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Top Channel