Pastrimi i parave, BE ndryshon strategji: Strukturë e re, “luftë” për selinë!

23/02/2024 12:19

Bashkimi Europian ka vendosur krijimin e një strukture të re, fokusi i të cilës do të jetë lufta kundër pastrimit të parave.

Pati një garë të fortë mes 9 qyteteve për vendosjen e selisë së këtij organizmi, të cilën në fund e fitoi qendra financiare e Gjermanisë, Frankfurti. Autoriteti i BE-së kundër Pastrimit të Parave, AMLA, do të ndjekë nga afër edhe skemat për anashkalimin e sanksioneve. Mungesa e një autoriteti të bllokut për të kontrolluar paratë e paligjshme e nxiti Komisionin Europian të diskutonte në vitin 2021 lidhur me konceptimin e strukturës së  AMLA, që do të ndihmojë në koordinimin e luftës kundër aktiviteteve ilegale ndërkufitare financiare.

Ky organizëm të ketë kompetenca mbikëqyrëse si dhe penalizuese në rastet e shkeljeve serioze ose të përsëritura. Në procesin e vendimmarrjes u përfshi edhe Parlamenti Europian, votimi it ë cilit e bëri këtë të parën herë që PE-ja bëhet pjesë e një procesi për përzgjedhjen e vendndodhjes së një agjencie të BE-së. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u përpoq fort që Frankfurti të ishte selia e këtij autoriteti të BE-së, vuri në dukje ministria duke nënvizuar, se “jemi të kënaqur që përpjekja jonë rezultoi me sukses.”

“Lufta ndaj krimit financiar është një prioritet kryesor për Gjermaninë dhe BE-në, e kjo do të vihet në jetë përmes AMLA-s në Frankfurt”, shkroi në platformën X Ministria e Financave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA