Fiks Fare/ Humb bursën pas tre vitesh, mësuesja kujdestare nuk e njoftoi për plotësimin e dokumentave

23/02/2024 21:00

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e së premtes rastin e 20-vjeçarit, Andi Dybeli, nxënës i Shkollës së Mesme Profesionale “Ali Myftiu”, Elbasan.

Ankesa e tij lidhet me bursën ekonomike, të cilën e ka përfituar për tre vite me radhë. Por vitin e fundit nuk e ka përfituar, shkak për këtë është bërë mungesa e disa dokumentave në dosjen e dorëzuar pranë financës së shkollës.

Kjo e fundit ka dorëzuar dosjen në bashki dhe është lajmëruar për mungesën e dokumentacionit. Si rrjedhojë informohet nxënësi nga mësuesja kujdestare.Por kjo e fundit nuk e ka bërë duke çuar që nxënësi të humbi bursën për mosplotësim dokumentacioni.

Si fillim denoncuesi shkon në zyrat e financës së shkollës për t’u interesuar se përse nuk i janë hedhur paratë e bursës në bankë.

Ajo i thotë se për këtë duhet të interesohej në bashki, sepse ai nuk ka qenë përfitues i bursës. Madje financierja i shpjegon dhe arsyen se përse nuk e ka fituar bursën, për mungesë dokumentacioni. Ajo pranon se pasi janë dorëzuar dosjet në bashki, janë njoftuar së do të rihapet aplikimi për bursën, pasi ka pasur shumë nxënës që duhet të bashkëngjisnin dokumente të tjera në dosje. Financierja shpjegon se për këtë ka vënë në dijeni mësueset kujdestare  për të bërë njoftimin tek nxënësit.

Andi interesohet pranë zyrave të bashkisë, ku i thonë se ata kanë njoftuar mbi 10 herë financieren e shkollës, që nxënësit duhet të bashkëngjisin dokumentat që ju mungojnë.

Gazetarët e Fiksit siguruan bisedën e mësueses kujdestare me Andin, ku ajo i thotë se nuk ja ka idenë se përse i është hequr bursa dhe se nga financa nuk është bërë asnjë njoftim lidhur më plotësimin e dokumenteve.

Gazetarët e Fiksit u interesuan tek financa e shkollës. Financierja e  shkollës shprehet se nga ana e tyre çdo gjë ka qenë korrekte duke njoftuar në kohë mësuesit kujdestarë.

Ky njoftim është bërë nëpërmjet rrjetit social What’s App për të gjithë mësuesit kujdestarë.

Fiksi telefonon mësuesen kujdestare, Enxhi Dimitresku, e cila thotë se çdo njoftim është bërë në kohë reale nga ana e saj dhe nga ana e financës. Ndërkohë në telefonatën me nxënësin Andi Dybeli ajo pohon tjetër gjë, atë që nuk ka qenë në dijeni për asgje dhe se nga financa nuk ka marrë asnjë njoftim.

Ajo thotë se është interesuar personalisht për nxënësin në fjalë dhe se e dinte problemin e tij.

Më pas ajo thotë se nuk do të merret vetëm me një nxënës dhe nuk e di se çfarë problem ka pasur, pasi nuk interesohet vetëm për një nxënës. Në momentin që gazetarët e pyesin se si është njoftuar nxënësi për plotësimin e dokumenteve të bursës, ajo thotë se e ka njoftuar gojarisht dhe nëpërmjet rrjetit social What’s App.

Gazetarët e Fiksit faktojnë se ky dokument nuk është në grupin e What’s App dhe kërkojnë nga mësuesja që të ja vërtetojë këtë gjë. E zënë në vështirësi ajo tha për Fiksin që kishte kaluar kohë e gjatë dhe se nuk i kujtohet se si e ka bërë njoftimin. ” Mund ta kem bërë vetëm gojarisht” mbyll bisedën mësuesja kujdestare e cila i dogji bursën nxënësit të saj.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA