Enciklopedi viktimave të komunizmit/ Botohet nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

23/02/2024 12:21

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit prezanton Kolanën e re të botuar gjatë vitit 2023.

Përveç 10 librave të rinj, spikat vëllimi XII i “Fjalorit Enciklopedik të viktimave të terrorit komunist”, i cili është një bazë të dhënash me informacione mbi të persekutuarit në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit. Që nga krijimi ISKK-ja ka botuar më shumë se 100 tekste me fokus diktaturën komuniste në Shqipëri.

Drejtori Çelo Hoxha theksoi vëshitrësinë e studimeve në këtë lëmë, pasi shumë nga ekzekutimet janë bërë pa asnjë dokumentacion

Gjithashtu u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes këtij institucioni dhe Institut  të Studimeve të Regjimeve Totalitare të Çekisë.

Sapo kemi filluar bashkëpunimin midis institutive tona dhe midis kulturës ceke dhe shqiptare. E kemi filluar duke botuar një supplement tek kjo revistë. E cila është e gjitha e dedikuar letërsisë shqiptare.

Kolana përmban titujt, Tregime memuaristike. Rrëfime nga birucat e komunizmit me autor Mark Alija. Biri i armikut nga Nebil Çika.  25 vjet, 3 muaj, 15 ditë në burgjet komuniste nga Urim Elezi. Kooperativat bujqësore dhe disidenca e fshatarëve me autor Xhafer Sadiku. “Baba Zylfo Turani, martir i kombit” nga Syrja Xhelaj. Dhe  Revista studimore “Memoria”.

Top Channel