Aktorja e zërave thotë se nuk flet me zërin e saj të vërtetë 17 vjetësh, përveç anëtarëve të familjes (fotot)

23/02/2024 16:58

33 vjeçarja Tawny Platis, thotë se nuk flet më me zërin e saj të vërtetë prej 17 vjetësh dhe se i pelqen të luajë zëra djemsh adoleshentë, pasi është e turpshme kur duhet të flasë në publik.

Platis thotë se zakonisht duhet të flasë mënjë ton më të ulët se zëri i saj ‘fëminor’ me nota të mprehta, ndërsa shton se pëlqen të imitojë zërat e djemve adoleshentë në punën e saj.

Ajo ishte nxitur të bëhej aktore pasi ishte e turpshme me njerëzit, dhe zbuloi talentin kur bëri një prove me një stacion të vogël radio kur ishte e vogël.

Tanimë zëri i Tawny përfshihet në dhjetra reklama, libra audio dhe filma të pavarur të animacionit.

Megjithë suksesin e saj ajo ende e konsideron veten të turpshme.

“Kisha frikë nga njerëzit, dhe mamaja më nxiti të aktroja për të krijuar shoqëri, për t’u mësuar me njerëzit”.

Tawny është nga San Diego, Kaliforni dhe pëlqen të imitojë personazhe nga filma dhe programe televizive.

Ajo nisi fillimisht të punonte part-time me zërat, duke punuar dhe si shitëse, para se të punonte me kohë të plotë ai aktore zërash në moshën 26 vjeçare.

Tawny thotë: “Dua të shkëputem nga reklamat pasi zëri ose zërat e mi njihen tashmë, edhe pse nganjëherë as unë vetë nuk i njoh ato. Unë njoh tekstet dhe jo zërat”.

“Zëri im i preferuar për të luajtur, është ai i një djali adoleshent, kjo sepse më kujton fëmijërinë time”, thotë aktorja, duke shtuar se nuk pëlqen rolet e mërzitshme monotone.

Ajo thote se luan një zë në librin audio ‘Lies in Bone’ nga Natalie Symons, që sipas saj përshtatet me karakterin e saj të turpshem e introvert. /DailyMirror/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA