Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti Edhe sot janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të kërkuar ndihmë mjekësore disa punonjës të kompanisë që prodhojnë pajisje elektrike për automjete.
Ndryshe nga mbrëmja e djeshme, ku në kompani kanë mbërritur ambulancat, sot punëtorët po shoqërohen me makinat private të kompanisë.
Mbrëmjen e djeshme, tre ambulanca mbërritën në ambientet e fabrikës së huaj, ku fillimisht u dyshua se disa punonjës janë asfiksuar nga lëndët kimike që përdoren gjatë procesit të punës që kryhen brenda kësaj kompanie që ushtron aktivitetin prej gati 5 vitesh dhe operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet.
Shtatë persona morën ndihmë mjekësore në ambientet e kompanis dhe më pas janë larguar për në banesë.
“Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, u tha dje në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Top Channel