VIDEO/ “Nuk të duam, je gylenist dhe terrorist”! Përplasje në xhaminë “Dine Hoxha”! Besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës

21/02/2024 10:00

Tensione brenda xhamisë Dine Hoxha në Rrugën e Kajavës.

Besimtarët kanë ofenduar myftiun e Tiranës Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë.

Sikurse duket në pamje, përplasja ka qenë e ashpër, ndërsa një lumë ofendimesh kanë vërshuar drejt myftiut.

Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”-ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.

Top Channel