Ukraina, një krim lufte! Ekspozita me fotot, dëshmi tronditëse të agresionit rus

21/02/2024 15:25

“Në këto imazhe janë dëshmitë e të gjallëve dhe të vdekurve, të cilët flasin në mënyrë të barabartë për gjithçka që kanë duruar.”  

Kështu shprehet Nicole Tung, fotoreportere, për 50 imazhe fotografike dëshmi të fotoreporterëve, të cilët, të mbledhur së bashku shkruajtën dhe dokumentuan të gjitha ngjarjet e vitit të parë të agresionin rus mbi Ukrainë.

Ekspozita Ukraina, një krim luftë do të çelet më Qendrën për Hapje dhe Dialog më 22 shkurt me fotografi unike të një grupi fotoreporterësh pjesë të FotoEvidence, që janë të fokusuar kryesisht në çështjet më urgjente si të drejtat e njeriut, drejtësia sociale, ekologjia, etj.

Ekspozita “Ukraina: Një krim lufte” rrjedh nga libri me të njëjtin titull. Pas një thirrje të hapur në mbarë botën ky grupim mori më shumë se 6000 imazhe nga 120 fotografë që kishin dokumentuar luftën.

“Ukraina: Një krim lufte” shërben si një dokument historik i vitit të parë të kësaj lufte. Në këtë libri rrëmohet thellë në lajmet për të treguar histori intime të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të mizorive. Ekspozita dhe libri përfshin imazhe në të gjitha aspektet e luftës, nga e gjithë Ukraina, për të nxjerrë një përshkrim gjithëpërfshirës të shkatërrimit, numrin e civilëve viktima të luftës dhe krimet e kryera në tokën ukrainase.

Top Channel