Publikonin në TikTok video të 10-vjeçarit duke përdorur fjalë banale/ Nëna denoncon rastin, arrestohet babai dhe gjyshja në Kuçovë

21/02/2024 14:30

Babai dhe gjyshja e një djali 10-vjeçar janë vënë në pranga në Kuçovë, pasi shfrytëzonin të miturin për të nxjerrë përfitime nga TikTok-u.

Ata publikonin video të fëmijës ku përdorte fjalë denigruese dhe banale, për të marrë sa më shumë klikime.

Denoncimin e bëri ish-gruaja e 44-vjeçarit A. K njëkohësisht dhe nëna e 10-vjeçarit dhe menjëherë është regjistruar procedimi penal për këtë rast. Si rezultat i hetimeve dymujore me metoda proaktive, u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. K. dhe N. R 67 vjeçe.

Nënë e bir u kapën në Sarandë dhe më pas u shoqëruan në në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel