“Nuk ka ftohtë ky?…Është shqiptar si unë”, momenti kur Erdogan heq shallin pas batutës së Ramës (VIDEO)

21/02/2024 15:49

Batutat e kryeministrit Edi Rama nuk munguan as gjatë takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Nisur nga temperaturat e ulëta në kryeqytetin turk, Erdogan sapo pa Ramën të dalë nga automjeti ka pyetur në mënyrë gazmore këshilltarin e tij shqiptar Sabri Demirin nëse kryeministri kishte ftohtë.

Pasi këshilltëtari, i cili ishte pa pallto njësoj si Rama afrohet, ky i fundit i thotë që edhe Sabriu është shqiptar prandaj nuk ka ftohtë.

Më pas, Erdogan heq shallin e tij dhe bashkë me Ramën vazhdojnë drejt  Presidencës.

Pjesë nga biseda:

Erdogan: Sabri, a nuk ka ftohtë?

Rama: Sabriu nuk ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë.

Erdogan: E çfarë të bëjmë tani?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Top Channel