Incidenti në GJKKO, grupi hetimor merr në pyetje oficerët që ndodheshin në kafaz me Petrit Çakrin dhe vëllezërit Bushgjoka
Një punonjës policie në Fier është pezulluar nga puna, pasi akuzohet për korrupsion.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), pas një hetimi, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka vendosur masës e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor R. A., me detyrë Trup Shërbimi në Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Ubran dhe Interurban pranë DVP Fier, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimi i kryer nga AMP u zbulua se Inspektori R. A., gjatë kryerjes së detyrës së tij funksionale, kryente veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masa administrative.
Ai po hetohet për veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Top Channel