Analisti Arjan Curri dhe nënkryetari i Rithemelimit Luçiano Boçi kanë debatuar në studion e “Top Story”, për protestën e bërë një ditë më parë.
Curri u shpreh se protesta nuk kishte kokë dhe se të gjithë po përpiqeshin të silleshin si Sali Berisha. Në veçanti ai u ndal tek Flamur Noka, për të cilin tha se po sillej si Berisha.
Nga ana tjetër Boçi tha se lidershipi PD-së ishte koka e kësaj proteste.
Curri: Këta zotërinjtë nuk janë të kënaqur me asgjë. Ajo protestë nuk kishte krye, ishte pa kokë. Njerëzit ishin të çoroditur. Nëse do të shikonit Flamur Nokën duke folur, do të dukej si Berisha. Një organizëm i gjallë e vuante mungesën e kokës.
Boçi: Si ta kuptonim mungesën e kokës me gjestikulacion?
Curri: Kush ishte koka?
Boçi: E do përgjigjen?!
Curri: Po.
Boçi: Ishte lidershipi PD-së.
Curri: Për mua nuk ishte lidershipi, ata donin t’i zinin vendin Berishës, duke u sjellë si ai. Aty nuk është lidershipi, aty po silleshin si ai, Flamur Noka që sillej si Berisha. Po nuk i gjetët kokë protestës dhe kryetar, kësaj lëvizje pa kokë, kjo do të dështojë.
Top Channel