“Berisha u arrestua pa akuzë”, Gjekmarkaj takon nënkryetarin e Parlamentit grek: Fredi Beleri i burgosur politik

21/02/2024 12:20

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me zëvendës Kryetarin e parë të Parlamentit të Republikës Helenike greke, Janis Plakiotakis, me ftesë të këtij të fundit.

Ai shprehet se me Plakiotakis ndanë të njëjtin mendim që të dyja vendet duhet të punojnë për të shmangur çdo provokim, çdo tension që gjeneron konflikt.

“Me ftesë të Zevendes Kryetarit të parë , të Parlamentit të Republikes Helenike greke z. JANIS PLAKIOTAKIS vizitova dje këtë institucion themelor të shtetit grek. E falenderova z. Plakiotakis dhe ekipin e tij për mbeshtetjen që Greqia në keto dekada i ka dhënë Shqiperisë në procesin e integrimit , në ndihma dhe investime të drejtperdrejta. Nuk mund të perjashtohet asnjeherë rroli i minoritetit grek në vendin tonë si urë miqesie por edhe komuniteti tashmë i madh shqiptar i emigracionit në vendin fqinj gjithnjë e më i perfshirë në shoqerinë greke, si faktor ekonomik, social e kulturor.

Çështja “Beleri” si çeshtje e të drejtave të njeriut bazuar në konventat europiane ishte pika kyçe per z Plakiotakis, trajtimi i tij si një i burgosur politik. Perfitova nga rasti ti shpjegoj pozicionin e qartë të Opozites shqiptare për këtë çeshtje nga fillimi e në vazhdim. Po ashtu e informova bashkëbiseduesin per shkeljen e Kushtetutes në nenin 73 të saj nga organet e drejtesisë në rastin e arrestimit pa akuzë të Liderit të Opozites , ish President dhe ish Kryeministrit të vëndit Sali Berisha ngjarje kjo që ka krijuar pikepyetje të medha e tension politik. Duke perfituar nga vemendja e plotë e homologut grek i kerkova atij ti trasmetojë Kryeministrit Micotaqis shqetesimet e PD si një parti aleate në menyrë që institucionet europiane të jenë vigjilente ndaj çeshtjeve të Kushtetutes, ligjit dhe të drejtave të njeriut, të kthehen e të marrin rrolin që u takon për ti dhënë zgjidhje krizes parlamentare në vendin tonë duke hetuar me kujdes shkaqet e krizes.
Me z. Plakiotakis ndamë të njëjtin mendim që duhet të punojmë për të shmnagur çdo provkim, çdo tension që gjeneron konflikt mes vendeve tona si dy popuj që historikisht që në zanafillë janë pranë njëri tjetrit’, tha Gjekmarkaj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA