Një anije tregtare me flamur shqiptar është përplasur me shkëmbinjtë në zonën e Ksamilit, ndërsa po lundronte nga Shëngjini në drejtim të portit turk të Herekes.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti detar, ndërsa anija tregtare “Bergfjord” që u përfshi në të është tërhequr në portin e Limjonit në Sarandë, për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve për t’u rikthyer sërish në lundrim.

Paraprakisht deklarohet se anija është e ngarkuar me afro 1200 ton skrap. Anija e ndërtuar në vitin 1991 pritej të mbërrinte në Hereke të Turqisë më 25 shkurt. Autoritetet detare pritet të hetojnë dhe hedhin dritë mbi shkaqet e këtij aksidenti.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA