LIVE/ Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje. Lura vijon të digjet prej 48 orësh, 10 vatra aktive në të gjithë vendin
Fermerët vijojnë edhe protestën e tyre, duke bllokuar rrugët në Kakavijë, tashmë në ditën e tyre të tretë.
Policia kufitare greke ka njoftuar se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar. Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë dhe autobuzë, nuk do lejohen të qarkullojnë.
“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë”, thuhet në njoftim.
Top Channel