VIDEO/ Trupi i Navalnyt është transportuar gjatë natës? Publikohen pamjet e autokolonës misterioze që kalon në lumin e ngrirë

19/02/2024 10:28

Tre ditë pas deklaratës zyrtare të vdekjes së Alexei Navalny në burgun e Arktikut, familja e tij nuk është në gjendje të marrë trupin e tij, madje as ta shohë atë.

Nëna e Alexeit, u informua se trupi i djalit të saj ishte transportuar në një morg në qytetin e Salekhard, një strukturë që tani mohon të ketë trupin e tij.

Media ruse Mediazona kreu një analizë të pamjeve me kamera të drejtpërdrejta të kapura në rrugën e akullit që lidh qytetin Labytnangi, me Salekhard, e vetmja rrugë tokësore për në qendrën rajonale. U vu re një autokolonë misterioze prej katër automjetesh, duke përfshirë ato të FSIN-it, që kalonin hapësirën e ngrirë të lumit Ob drejt Salekhardit.

“Kjo kohë na bën të besojmë se trupi i Navalny po transportohej në Salekhard në këtë kolonë”, shkruan media ruse.

Çfarë ndodhi me trupin e Navalny pas vdekjes së tij?

Dokumenti i dorëzuar nënës së Alexei Navalny nga stafi i burgut tregonte se ai vdiq më 16 shkurt në orën 14:17. Një i burgosur nga burgu IK-3 tha për një media ruse se stafi i burgut ishte në dijeni të vdekjes katër orë më parë. Vdekja u njoftua zyrtarisht në orën 16:11 me orën lokale. Shërbimi lokal i ambulancës raportoi se mjekët arritën në burg në shtatë minuta dhe tentuan ringjalljen për më shumë se gjysmë ore. Një punonjës pa emër i stacionit të ambulancës Salekhard tha më pas për median ruse se trupi u dërgua në një spital në Labytnangi, një qytet gjysmë ore me makinë nga fshati Kharp. Vetëm në mbrëmjen e 16 shkurtit, sipas këtij burimi, Navalny u soll në morgun në Spitalin Klinik të Qarkut Salekhard.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA