Gazetari Ronaldo Sharka: Më kanë kërcënuar sepse kisha “follow” Dea Mishel Hoxha

18/02/2024 18:53

Gazetari Ronaldo Sharka ka deklaruar se ka marrë kërcënime gjatë edicionit të dytë të Big Brother Vip, në kohën kur Dea Mishel nxorri në televotim Luizin, Kiarën dhe Efin.

Ai tha sot në “E Diell” se ka marrë mesazhe ‘të frikshme’ vetëm sepse e ndiqte në Instagram Dean, mesazhe të cilat e detyruan të hiqte ‘folloën’’

“Ka një gjë që shpesh vë re në këtë show bizzin shqiptar. Unë kam vënë re vjet, kur Dea Mishel hapi kutinë e pandorës unë e ndiqja, më kanë ardhur mesazhe të tmerrshme dhe të frikshme. ishin njerëz agresiv. Bëra unfollow Dean se ishte e pamundur. Nuk pash një personazh të reagonte në mbrojtje të Deas. Reagimi që personazhet bëjnë është në bazë të interesave dhe lidhjeve personale”-deklaroi Ronaldo.

Top Channel