Në rrezik sinagoga e Sarandës/ Fadromat dhe çekiçët po gërmojnë pranë rrënojave antike në qendër të qytetit

17/02/2024 20:14

Në qytetin e Sarandës po punohet për ta shndërruar në një qytet më të bukur dhe të jetueshëm.

Por këto rregullime përfshijnë dhe shkuljen e kalldrëmit të 2018-së,  nga buldozerë dhe cekicë po gërmojnë në Qëndrën historike të Qytetit Antik.

Sic mund ta shikoni qartësisht në këto video,  cekici gërmon jo më larg se  20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike të shek të V-të  dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit.

Sinagoga Antike e Sarandës e zbuluar nga arkeologu sarandiot Dr. Kosta Lako në vitet 80-të.  Në vitin 97  u rrethua me ndërtime dhe kioska të cilat Kryeministri i asaj kohe Fatos Nano i rrafshoi, duke i dhënë qytetit një vlerë monumentale historike. Sinagoga e Sarandës  është Tempulli i dytë më i hershëm Hebraik në Ballkan dhe një dëshmi e një prezence te hershme te judeve në Ballkanin Romak.

Me pastrimin e rrenojave nga Qeveria Nano, Universiteti Hebraik ne 2003, dergoi dy nga arkeologet e saj me te rendesishem te cilet sebashku me Dr. Etleva Nallbanin konfirmuan ne menyre shkencore se godina e zbuluar nga Dr. Kosta Lako ishte nje Tempull hebraik me mozaike te nje niveli te larte. Shume botime te kohes  perfshire Neë York Times, Ëashington Post, Harez, Archaeology Magazine, National Geographit shkruan per kete zbulim te rendesishem ne Saranda.

Republika e Shqiperise ka edhe nje ligj qe ndalon punime te cfare do lloj karakteri ne zonat me rendesis arkeologjike pa pranine e arkeologeve dhe pa nje vezhgim arkeologjik paraprak.

Këtë alarm e ka ngritur studiuesi Auron Tare, duke theksuar se betoni po derdhet pa kursim mbi rregullimet e rregullimeve te meparshme te cdo administrate.

Top Channel