“Do të vij gjatë finales së Kombëtares”/ Blinken: Kemi lidhje të fuqishme, Dua Lipën, Mira Muratin dhe restorantet shqiptare…

15/02/2024 15:38

Teksa foli për arritjet e Shqipërisë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e suksesshëm në SHBA,si këngëtarja Dua Lipa, apo shefja e teknologjisë në Open AI, Mira Murati.

“Amerikanët kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën’- tha Blinken, ku si dëshmi e lidhjeve të fuqishme SHBA-Shqipëri përmendi Mira Muratin si dhe një restorant shqiptar në SHBA.

Blinken përmendi edhe kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian, ku ‘premtoi’ se do të vizitojë vendin gjatë finaleve të kupës.

“Vitin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërinë. Ekipi i futbollit u kualifikua për herën e dytë në kampionatin evropian edhe herën e fundit në 2016, ishte hera e fundit që një Sekretar Shteti vizitoi Shqipërinë dhe nuk dua të them që ka ndonjë marrëdhënie midis tyre, por ndoshta unë do të vij gjatë finaleve të kupës së Evropianit edhe ndoshta mund t’ju ndihmoj.
Ju po shikoni edhe lidhjet e fuqishme të dy vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj dhe jo dhe shumë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e teknologjisë në OpenAI një nga njerëzit që po lidh botën për AI, është Mira Murati. Në New York një nga restorantet më të mira është një restorant shqiptar. Këto janë disa shembuj që shpjegojnë diçka më të madhe. Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë sa të hapeshin dritat. Sekreti ishte tek njerëzit e rinj si ju në këtë dhomë që e krijuan ndryshimin. Të rinj si ju janë thelbësorë për të transformuar të ardhmen e Shqipërisë”
-u shpreh Blinken.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA