Lidhja e Sarës dhe Bardhit ka ndezur një debat të ashpër mes banores dhe Arbër Hajdarit gjatë prime-t.

Opinionisti përmendi historinë që Sara ka rrëfyer brenda shtëpisë, për një dashuri me një boksier të lënë pezull jashtë.

Arbër Hajdari: Pse nuk ishte Bardhi ai që t’i thoje për boksierin, por i the Erjolës. Gjatë kohës që je me Bardhin, ti mban varësen. Ti i ke thënë Erjolës që ke një lidhje jashtë.

Sara: E ku e di ti kush ma ka dhënë atë varësen?

Bardhi: Ato detaje nuk ia kam kërkuar kurrë, se nuk më intereson e kaluara e kujt.

Arblr Hajdari: Unë solla një krahasim.

Sara: Duhet t’i specifikoja historinë.

Arbër Hajdari: Në fjali tënde thuhet që ke lënë diçka pa mbyllur nga jashtë. Tani je e ndarë apo jo?

Sara: Unë këtë nuk e prisja nga ty Arbër. Jam shumë e ndarë Arbër. Në momentin që unë kam njohur Bardhin është mbyllur.

Ledion Liço: Je i kënaqur me përgjigjen Arbër?

Arbër Hajdari: Unë nuk jam kurrë i kënaqur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA