“U kërkova dialog, por nuk pranuan”, Rama flet me gazetarët e BE-së për protestën kundër investimit në Zvërnec: Investitorëve u është kërkuar… 09/06 15:19
Një propozim për martesë ndodhi për herë të parë në “Për’Puthen”.
Gerti propozoi Saiden në ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin, në praninë e nënave të tyre. Çifti kanë pasur një rrugëtim të gjatë dhe të bukur në këtë program.
“Je i adhurueshëm”, i shprehu Saide Gertit, pasi pranoi propozimin për martesë. Ata u fejuan zyrtarisht, ndërsa konkurrentët e tjerë iu bashkuan ahengut, duke kërcyer me këngë popullore shqiptare.
Në fund, të fejuarit kërcyen një vals dashurie, të shoqëruar me puthje pasionante.
Top Channel