Katër muaj mbasi palët nisën përballjen në një gjykim të hapur, SPAK shpalli pretencën ndaj Dhionisis Alfred Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshi, nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje.
SPAK kërkoi shpalljen fajtor të kryetarit të votuar të bashkisë ëë Himarës dhe dënimin e tij me dy vjet e gjashtë muaj burgim
Si rrethanë për këtë masë dënimi SPAK tregoi se llogariti edhe rrezikshmërinë dhe marzhin e dënimit të krimit të korrupsionit në zgjedhje që dënohet nga 1- 5 vjet burg tha prokurori. Si dhe fakti qe Beleri nuk është penduar, mosha gjyqësore e tij dhe gjendja gjyqësore
Për Pandeli Kokaveshin, SPAK kërkoi dy vjet burg që gjykata duhet ti konvertojë në 4 vjet shërbim prove, duke pasur parasysh që ai dhe fëmija e tij kanë probleme shëndetësore. SPAK tregoi se për blerjen e votave, dëshmitarit të drejtësisë Arsen Rama ju kërkua një listë me emra konkretë për të cilët do të paguhej. Kur Arsen Rama e dorëzoi listën, Pandeli Kokaveshi i tha se 4 prej tyre i kishte siguruar vetë duke i paguar vetëm votat e tetë personave. Por pavarësisht se mbrojtja i dëgjoi provat, i kundërshtoi sërish.
Fredi Beleri akuzoi gjykatën për njëanshmëri dhe se po e mbanin pa të drejtë në burg. Për këtë solli si shembull mos marrjen parasysh të kërkesave dhe se procesi po kryhej sipas Belerit me porosi ke kryeministrit për të mbajtur peng bashkinë e Himarës.
Mbrojtja do të mbahet në 28 shkurt. Ndërkohë qe pak para nisjes së seancës pati dhe një incident.
Top Channel