Analiza/ Ngërçi politik në Kosovë… Titullarët shtetërorë me legjitimitet të kontestuar Në veri janë shpërndarë këto fletushka që japin udhëzime për përgatitje te koktejve të molotovit dhe për rezistencë ndaj Policisë.
Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Top Channel, tregojnë se si një organizatë e re serbe, e vetëquajtur “Mbrojtja Kombëtare”, udhëzon serbët e veriut përmes trakteve se si të kundërshtojnë apo sulmojnë autoritetet e Kosovës, duke i cilësuar ato Policia e Kurtit.
“Mbrojtja Kombëtare” udhëzim për kundërshtim të Policisë së Kurtit:
– Si duhet vepruar kur të shihni patrullën e policisë së Kurtit?
Të gjuash me gjëra që ke në dorë (sende, vazo, bojë, vezë, kokteil molotovi)
– Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit
E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injoron, por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.
– Kundërvënie e detyrueshme
Kur Policia e Kurtit e arreston ose e keqtrajton serbin detyrimisht i ndihmoni për t’u mbrojtur nga terrori.
“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërndarë dhe ne kemi hasur në to me vonë. Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Speciale është hap rasti thirrje për rezistencë dhe nxitje të urrejtjes. Nuk ka të dyshuar e as të arrestuar”, thonë nga Policia e Kosovës.
Top Channel