Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë kolektive në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë së Kosovës, nëntë persona dhe një zjarrfikës të cilët kanë pësuar lëndime trupore, janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mediet kosovare bëjnë me dije se krahas të lënduarve ka edhe dëme materiale.

Policia tha se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërkaq me të marrë informacionin për shpërthimin e flakëve në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e zjarrfikësve, njësitë policore dhe ato emergjente.

Top Channel