Pacientët duhet të presin/ Paraqiten pranë urgjencës për shërbimet e planifikuara më herët

12/02/2024 19:47

Në spitali qendror në QSUT janë vendosur disa shërbime  si sëmundjet e brendshme, kardiologjia, endokrinologjia hematologjia dhe imazheria, siç janë skaneri apo rezonanca magnetike të cilat fatmirësisht nuk janë dëmtuar nga shkëndija elektrike e mëngjesit të së dielës, por që nuk janë plotësisht në funksion për pacientët derisa të testohet çdo sistem.

Por ka nga ata të cilët kishin planifikuar ekzaminime që 3 apo 4 muaj më parë, siç është Sakip Dauti i cili vjen nga Dibra .

 “E kisha marrë rekomandimin që më 20 tetor. Shyqyr jam gjallë sot. Po nuk më jep përgjigje askush”.

A funksionojnë shërbimet e tjera në katet e mësipërme? 

“Nëpër pavione janë pacientët që kanë qenë dhe kuptohet që nuk kanë prurje nga urgjenca. Po punojmë në kushte emergjence“-shprehet Albana Fico, drejtoreshë e QSUT.

Po rezonancë- skaner realizohen?

“Vetëm për ata të cilët kanë emergjencë .mund të ketë ndonjë që e kishte planifikuar por që nuk e bën dot sot sepse për ne ka shumë rëndësi të marrim siguri”-shton Fico.

Top Channel