Artisja më e mirë abstrakte/ Piktorja Adela Osmani merr vlerësim nga Impact Leadership Global Award

12/02/2024 20:05

Piktorja Adela Osmani është vlerësuar me çmimin Artistja më e mirë abstrakte nga Impact Leadership Global Award në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky çmim vjen menjëherë pas ekspozitës së saj të fundit personale në Saatchi Galeri në Londër.

Lidhja e saj me artin filloi 15 vjet më parë duke u bërë shumë më e fortë artistikisht çdo ditë e frymëzuar nga gjëra të ndryshme. Sipas saj Nuk janë vetëm ngjyrat që i bëjnë pikturat e saj tërheqëse, por edhe teknika që përdor: trupi, mendja, energjia.

Nga një ekspozitë personale në Paris dhe një tjetër në grup në Carrousel de Louvre, artistja vijoi me Dubain në marsin e vitit të shkuar, nga ku duket se arti i saj u vlerësua.

Debutin e saj të parë për publikun shqiptar Adela Osmani e ka bërë në programin Artkand në Top Channel, ku aktualisht vazhdojnë të jenë në ankand dy veprat e saj të quajtura Triumf.

Top Channel